Skuadra e Juventusit arriti fitore të thellë mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Italisë, pasi mposhti 6-1 Salernitanan.
Një paraqitje fantastike u regjistrua nga futbollisti turk, Kenan Yildiz, shkruan LIG Sport
Madje 18-vjeçari mbrëmë u inkuadrua në lojë në minutën e 66’të dhe menjëherë pati ndikim të madh në performancë individuale.
Ai shtyu lojtarin kundërshtar të shënonte autogol dhe në minutën e 88’të bëri një gol vet, pas asistit të Danilos.
Turku u vlerësua me notën 7.3 dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në këtë ndeshje.
Yildiz ka qenë pjesë e Akademisë së Bayern Munich, por ishte transferuar te Juventusi me parametra zero.
Vlera momentale në sajtin “Transfermarkt” është 10 milionë euro dhe sigurisht që Juventusi ka fituar një yll të madh të së ardhmes.
Sit back and enjoy Kenan Yildiz’s 24 minutes perfomance during Juventus’s 6-1 win over Salernitana! 🔥🍿 @Kulusexypic.twitter.com/h0VTsbH5C8
— Max Statman (@emaxstatman) January 4, 2024