Jude Bellingham ishte një nga të parët që komentoi suksesin e madh të Real Madridit në Wembley kundër Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampionëve. Çmimi ka një domethënie të veçantë për të, sepse është i pari në karrierën e tij dhe e fitoi në sezonin e tij debutues te Real Madrid.
Futbollisti anglez theksoi se do ta mbajë mend këtë moment gjatë gjithë jetës dhe bëri një analizë të vogël të triumfit ndaj ish-klubit të tij, shkruan LIG Sport.
“Më kanë thënë vazhdimisht se duhet të jesh veçanërisht i lumtur për trofeun e parë, më kanë thënë gjatë gjithë javës se suksesi i parë i tillë është diçka që nuk e harron”, tha Bellingham.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në këto ndeshje. Ndonjëherë bëhet e vështirë dhe pyet veten nëse ia vlen, por netë të tilla të bëjnë të kuptosh. Isha mirë derisa pashë mamin dhe babin tim.”
“Nata më e mirë e jetës sime.”