Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes miqësore ndaj Kilit, që zhvillohet nesër.
Futbollisti i Atalantas në konferencë u pyet rreth sulmuesit të Interit, Alexis Sanchez dhe thuri lavde për lojtarin kilian, shkruan LIG Sport
“Alexis Sanchez ka bërë një karrierë për t’u respektuar, me ekipe të mëdha, jo vetëm tek Interi. Është një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur. Këtu ka shumë shqiptarë që do të na përkrahin dhe do jetë diçka shumë e bukur t’i shohim ata në stadium”, u shpreh mbrojtësi “kuqezi”
Kujtojmë që nesër ndeshja miqësore zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin e Parma-s në Itali.