Sulmuesi kosovar, Albin Berisha ka nisur përgatitjet parasezonale me Petrolulin, ekipin rumun.
Albin Berisha ka publikuar fotografi nga seanca stërvitore, ku shihet duke stërvitur dhe i “uritur” për suksese të reja, shkruan GazetaBlic Sport.
“Rikthehemi sërish, më i uritur së kurrë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Berisha ishte sulmuesi i preferuar tek Petrolul në Rumani edicionin e kaluar, teksa shihet mjaft i motivuar për sezonin pasues.