Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, deklaroi se Armando Broja, e ka kualitetin për të na bërë krenarë ndaj Kroacisë.
Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Kapllani u shpreh se Shqipëria duhet të luajë e ngjeshur dhe në grup, për të shfrytëzuar Brojën në rastet një kundër një.
“Broja mund të bëhet një hero i heshtur. Nëse ky bëhet heroi, duhet të funskionojë organizimi i skuadrës. Ekipi të jetë e ngjeshur dhe në grup.
“Ne duam ta shfrytëzojmë këtë lojtarë në rastet një kundër një. E ka kualitetin që në ndeshjen me Kroacinë të na bëjë krenarë.”, u shpreh Kapllani.