Skuadra e Interit ende po e feston titullin kampion të Serie A, që e zyrtarizoi me fitoren ndaj Milanit në derbi me rezultatin 2-1.
Futbollistët e Interit e kanë vazhduar festën që nga mbrëmja e së dielës, teksa kanë bërë spektakël në rrjetet sociale, përcjell LIG Sport.
Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani ka hyrë “live” në Instagram dje bashkë me lojtarin turk, Hakan Calhanoglu.
Gjatë bisedës, futbollisti turk, Calhanoglu flet edhe disa fjalë shqip, ku iu drejtohet Asllanit me: Ça bone zemër.
Reagimi ishte i bukur edhe nga futbollisti kuqezi, i cili duket si ia ka mësuar disa fjalë shqip bashkëlojtarit të tij.
Ja pamjet:
@irrhq7 #inter#fcinternazionale #kasllani #asllani #hakancalhanoglu #fy #viral #hi