LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Broja tregon lojtarët më të mirë që ka luajtur bashkë me të dhe kundër tij!

    August 12, 2025

    Grushti i fortë, momenti i nokautit! Dubois u shtri në tokë pas goditjes së Oleksandr Usyk

    July 19, 2025

    Dy boksierët po bëjnë ngrohjet e fundit para meçit, këtu mund ta shikoni “LIVE”

    July 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Caci i Francës na del njëfar shqiptari, mbetët vetëm t’ia veshim fanellën “kuqezi”… shkruan shqip në rrjetet sociale

    Caci i Francës na del njëfar shqiptari, mbetët vetëm t’ia veshim fanellën “kuqezi”… shkruan shqip në rrjetet sociale

    June 12, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anthony Caci është një nga lojtarët që doli në “skenë” ditët e fundit, si një dëshirë e vjetër e Federates Shqiptare të Futbollit dhe ish-trajnerit të Kombëtares, Edy Reja.

    Por për shkak se ky i fundit u largua shpejt, emri i këtij futbollisti që tani luan me Mainz në Bundesligën gjermane, iu paraqit edhe Sylvinhos.

    Trajneri brazilian ishte prezent edhe në ndeshjen Frankfurt – Mainz në sezonin që lamë pas. Të gjithë menduan se arsyeja ishte Brajan Gruda, por jo, Sylvinho ka qenë në stadium pikërisht për Cacin. Duke parë aftësitë e tij dhe rolin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, Sylvinho sheh te Caci një profil mjaft interesant që mund ta ndihmojë Kombëtaren.

    Kujtojmë që para se Sylvinho të fillonte “hulumtimet” dhe përndjekjen e lojtarit, ka qenë FSHF-ja që kanë tentuar të kontaktonin me të, por jo vetëm. FSHF-ja u mundua për të gjetur një lidhje të vogël me Shqipërinë nga familjarët apo menaxheri, por kurrë Federata nuk mori përgjigje.

    Por kjo përgjigje ka ardhur nga vetë lojtari. Me anë të një postimi në Instagram, ku Anthony Caci është së bashku me vëllain e tij të vogël, ai shkruan në gjuhën shqipe: “Vëllai im”. Nuk dihet ende nëse ky është një “sms” drejtuar FSHF-së dhe Sylvhinos, por kjo është diçka që pritej prej kohësh. Tashmë pritet të shihet si do të veprohet me 26-vjeçarin dhe nëse ky i fundit do të vishet kuqezi, ku do të rivalizonte Mario Mitajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

    Kujtojmë që Caci ka luajtur 3 ndeshje me kombëtaren A të Francës, por duke qenë se ndeshjet ishin në lojërat olimpike, kjo nuk e ndalon aspak lojtarin që të zgjedhë një tjetër kombëtare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Broja tregon lojtarët më të mirë që ka luajtur bashkë me të dhe kundër tij!

    August 12, 2025

    Juljan Shehu e nis me eurogol sezonin e ri në Poloni, nuk pati minuta për Gallapenin

    July 19, 2025

    Gol dhe asist, Myrto Uzuni shkëlqen në MLS me Austin FC

    July 17, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,169

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,901

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,203
    Mos i humbni
    K'naqu

    E zbulon biseden me Vinicius Jr, kjo është vajza shqiptare që i tha “JO” yllit të Real Madrid

    By AdminJune 23, 20252,014

    Një vajzë shqiptare me emrin Melissa ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka refuzuar…

    Gazetarja italiane që po i “çmendë” të gjithë në Kupën e Botës për Klube

    June 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.