Skuadra e Rapid Bucurestit fitoi në javën e 24-të të Liga 1 në Rumani me rezultatin 2:1 ndaj Otelul.
Pas pëfundimit të ndeshjes, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi mësoi gjininë e fëmijës së tij para tifozëve të ekipit rumun, shkruan LIG Sport
Krasniqi kishte në duar një top dhe e goditi atë për ta mësuar se fëmija i tij do të jetë djalë.
Sigurisht që festa shpërtheu, kurse Krasniqi u emocionua shumë dhe gati sa nuk nisi të qante.
Futbollisti i Rapid Bucurestit, Ermal Krasniqi pritet të bëhet baba dhe kjo është mënyra se si e zbuloi gjininë ❤️❤️ pic.twitter.com/bwVRBHvqq0
— LIG Sport (@lig_sport) February 3, 2024