Skuadra e Napolit ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Milanit e vlefshme për javën e dhjetë në Serie A.
Golin për 2 me 2 e shënoi Giacomo Raspadori në minutën e 63’të nga gjuajtja e lirë, shkruan LIG Sport
Kujtojmë që AC Milan ishte duke fituar 0 me 2 në pjesën e parë, me dy golat e shënuar nga sulmuesi francez, Olivier Giroud.
Por, në minutën e 50’të fillimisht shënoi Politano, pastaj erdhi goli i barazimit me anë të Giacomo Raspadorit. Por, në “Diego Armando” ka ende spektakël.
My goodness, what a goal from Raspadori 🔥🔥🔥
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) October 29, 2023