Skuadra e AC Milan ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Napolit, e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.
Golin për 0 me 2 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud, shkruan LIG Sport
Giroud shënoi pas një asisti fantastik të mbrojtësit anësor, Calabria në minutën e 31’të. Pothuajse njëjtë qysh bëri në golin e parë të shënuar në minutën e 22’të.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe në formacionin startues është edhe kapiteni “Dardan”, Amir Rrahmani.
🚨🚨| GOAL: Giroud gets a brace!
Napoli 0-2 AC Milan
— CentreGoals. (@centregoals) October 29, 2023