Skuadra e Al Nassr ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Al Khaleej në javën e 12-të të Ligës Profesionale në Arabinë Saudite.
Golin për 1-0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport
Ronaldo shënoi në minutën e 26’të një gol tejet të bukur nga distanca, duke bërë fillimisht një veprim të bukur që la mbrojtësin kundërshtar të shtrirë në fushë.
Kujtojmë që ky ishte goli i 12-të i Ronaldos në Arabi këtë sezon në 11 ndeshje. Portugezi poashtu ka bërë edhe gjashtë asiste.
Stop that Ronaldo. pic.twitter.com/Io0rm3Q6lG
— Stop That Football (@stopthatfooty) November 4, 2023