Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur fazën e miqësorëve gjatë muajit mars me fitore ndaj Kosta Rikës.
Kampionët e Botës mposhtën 3:1 kundërshtarin e tyre në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Los Angeles në stadiumin “Memorial Coliseum”, shkruan LIG Sport
Golat për ekipin e Lionel Scalonit i realizuan: Di Maria (një supergol nga fauli), Mac Allister dhe Lautaro Martinez.
¡QUÉ GOLAZO DE TIRO LIBRE DEL FIDEO ÁNGEL DI MARÍA!pic.twitter.com/qCM0vd9Dbd
— Football Report (@FootballReprt) March 27, 2024
Kurse të vetmin për Kosta Rikën e shënoi Ugalde në minutën e 34’të.
Kujtojmë që Argjentina në këto dy miqësore luajti pa lojtarin kryesor, Lionel Messin – i cili ka pasur probleme me lëndim muskolor.