Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares së Argjentinës dhe skuadrave europiane, Rodrigo Palacio vazhdon të merret me sport edhe në moshën 41-vjeçare.
Që pas largimit nga futbolli në vitin 2022, Palacio filloi të luante basketboll dhe tani është pjesë e skuadrës, Polisportiva Garegnano 1976 në divizionin e gjashtë, pra në Serie D të Italisë, shkruan LIG Sport
Palacio pati një karrierë fantastike në futboll, ai ishte pjesë e Interit, Genoas, Bolognas, Brescias dhe Boca Juniors.
Gjatë karrierës së tij në Serie A me të gjitha klubet, zhvilloi 357 paraqitje dhe shënoi 93 gola dhe bëri 67 asiste.
Tituj nuk fitoi në Europë, por në Argjentinë me Boca Juniors ai fitoi tetë tituj të ndryshëm.
Everyone remember Rodrigo Palacio, Inter, Bologna, Boca etc? who recently stepped away from football in 2022 and has started playing basketball for Polisportiva Garegnano 1976 in the 6th Italian basketball division🇦🇷🏀
Watch him in action pic.twitter.com/NIZsamPHkJ— All Sportz 🏀⚽ (@Allsportztv) November 6, 2023