Dinamo Zagrebi ka konfirmuar se tashmë Arbër Hoxha është lojtari i tyre më i ri.
Sulmuesi kosovar ende nuk është prezantuar zyrtarisht me fanellën e klubit kroat, por këta të fundit tashmë kanë dhënë indikacione të qarta.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tyre sociale, Dinamo Zagrebi ka njoftuar se Hoxha do të jetë pjesë e tyre.
Në video shihet dora e lojtarit kosovar duke e vendosur flamurin e Kosovës në ambientet e klubit kroat, ndërsa për pak çaste pritet edhe prezantimi i tij.
Raportohet se Slvaen Belupo ka kërkuar dy milionë euro për ta lënë Arbërin të lirë të largohet dhe ajo shumë është paguar nga Dinamo.