Sipas Il Corriere della Sera, ultrasit e Milanit do t’i hedhin kartëmonedha false Gianluigi Donnarumma-s në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së dhe do të veshin bluza me nr.71, që do të thotë ‘njeri pa vlera’ në traditën napolitane.
Donnarumma do të kthehet në San Siro të martën në një ndeshje të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe PSG-së.
Kjo do të jetë hera e parë që italiani takohet me ish-klubin e tij në San Siro, por Donnarumma ka luajtur tashmë dy herë në Milano me Azzurrët që kur iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në verën e vitit 2021.
Tifozët e Milanit përshëndetën Donnarumman në të dyja rastet, por pritja të martën në mbrëmje do të jetë edhe më e ashpër.
Sipas Il Corriere della Sera, ultrasit e Milanit kanë përgatitur kartëmonedha false që do t’ia hedhin ish-idhullit të tyre gjatë lojës.
Tifozët në Curva Sud do të veshin edhe një bluzë me nr.71, që sipas tradicionales napolitane ‘Smorfia’ do të thotë ‘Njeri pa vlera’.