Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita është duke i larguar dy lojtarë gjatë merkatos së dimrit.
Siç raporton gazetari Lorik Gashi, klubi gjilanas është duke i shitur futbollistët: Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, shkruan LIG Sport
Kjo dyshe do të largohet drejt Europës, në klubin nga Ukraina, LNZ Cherkasy.
Sipas informacioneve vlera e këtij transferimi për dy lojtarët do të jetë 400 mijë euro.