Kombëtarja shqiptare prej ditësh vazhdon përgatitjet për sfidën me Çekinë, përbalje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Air Albania”. Një sfidë direkte mes ekipeve për kreun e renditjes në grupin B1.
Për të folur për këtë takim në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm Indrit Tuci. Ky i fundit ka theksuar se skuadar është më shumë se kurrë gati për këto 2 sfida dhe se do të bëjnë gjithçka për të siguruar vendin e parë.
“Duhet ta mbulojmë mirë sulmuesin e tyre të gjatë. Si ndaj Gjeorgjisë duhet të bëjnë mirë.
Gjendja pas dëmtimit. Jeni gati për 90 minuta? Jam gati, pasi i kam bërë të gjitha testet dhe analizat. Jam gati për ndeshjen edhe nëse kam ndonjë shqetësim të vogël, por kjo s’ka rëndësi.
Çfarë prisni të ndryshoni ndaj Çekisë? Kemi shënuar 4 gola në kto ndeshje, Ka edhe ekipe të tjera që kanë shënuar njësoj si ne. Ne kemi pikë kjo është e rëndësishme. Ne sigurisht që dëshirojmë të shnëojmë gol dhe kur të gjithë mundohemi të bëjmë punën tonë do të dalim mirë.
Kam ardh në Kombëtare dhe duhet të japim më të mirën. Në klub mund të mërzitem dhe kur vjen këtu je për kombin dhe emblemën e Kombit. Duhet të japësh gjithmonë maksimumin.
Sparta e Pragës, keni patur komunimim me shokët? Unë luaj vetëm me Vitik te Sparta e Pragës. Ai u dëmtua dhe ky është një avantazh për ne se do të mungojë. I uroj shërim të shpejtë dhe më vjen mirë për ne që nuk luan.
Hera e parë në “Air Albania” ke menduar për golin? Sigurisht çdo ditë. Unë jam më të mirën dhe ky më kujtohet çdo natë para se të fle.
Asisti për golin e fitores ndaj Gjeorgjisë, si ndiheni nëse do të shënoni në “Air Albania”? Shpresoj shumë që të shënoj edhe golin. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo dikush tjetër, edhe Ramadani po të shënonte do të isha dyfish i lumtur”, përfundoi sulmuesi.