Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur dje ndaj Spanjës me rezultatin 0:1 dhe kështu u eliminua nga Kampionati Evropian, EURO2024.
Megjithatë, pavarësisht se ishin në grupin e vdekjes, shqipet kanë dhuruar ndeshje të mira dhe emocione të shumta.
Klubi i Atalantas para pak çasteve ka publikuar fotografi të kombëtares shqiptare, duke vënë theksin e veçantë tek kapiteni Berat Gjimshiti, i cili është lojtari i tyre.
“Gjithmonë krenar për ty”, shkruan ekipi i Atalantas.