Skuadra e Bayern Munchen dje mposhti Tottenham Hotspurin me rezultatin 3:2 në ndeshjen miqësore.
Në stadiumin e Spurs në Londër, klubi gjerman u kurorëzua me një kupë, shkruan LIG Sport
Harry Kane ishte kapiten në këtë ndeshje, por në fund refuzoi ta çonte në qiell kupën e fituar.
Dikush thotë se ai e bëri këtë gjest për ta respektuar ish-skuadrën, kurse dikush tjetër thotë se Kane e dinte se do tallej në rrjetet sociale – pasi në karrierë ai s’e ka fituar asnjë titull.
⚪️©️ Class by Harry Kane as he rejects to lift the pre-season trophy vs Spurs.@footballontnt 🎥pic.twitter.com/nPhOslk6bq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 10, 2024