Skuadra e Atalantas arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi mposhti 1-2 Milanin në “San Siro”.
Një paraqitje fantastike zhvilloi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, shkruan LIG Sport
Gjimshiti ishte tejet në formë dhe disa herë ia mohoi golin ekipit vendas.
Ai u vlerësua me notën 7.0 dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë duke ia siguruar gjyëmfinalen e madhe skuadrës së tij.
Përveç kësaj, mbrojtësi “kuqezi” tregoi vlerat e tij duke ndalur sulmuesin portugez, Rafa Leao në shumë raste.