Trajneri Maurizio Pochettino dje doli në konferëncë për media para ndeshjes ndaj Aston Villas e vlefshme për FA Cup.
Në këtë konferencë, trajneri argjentinas foli edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili ndonjëherë po mer shumë kritika, shkruan LIG Sport
Pochettino i doli në mbrojtje lojtarit të tij, madje e krahasoi atë me sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane.
“Armando Broja ka një potencial masiv. Mund të jetë i mrekullueshëm. Unë gjithmonë e krahasoj atë me Harry Kane. Ky i fundit ishte huazuar te Leyton Orient më pas në Norwich City, dhe më pas e gjeti ekuilibrin e tij të vërtetë dhe filloi të tregonte potencialin e tij real”, u shpreh Pochettino
Broja gjatë këtij sezoni me Blutë e Londrës ka zhvilluar 18 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.
Në stadiumin “Stamford Bridge”, sonte Chelsea luan ndeshjen ndaj Aston Villas në FA Cup.
🚨🔵 Pochettino on Armando Broja: “His potential is massive, can be an amazing striker”.
❗️”I always compare it to Harry Kane”.
“Loan to Leyton Orient, Norwich, spent time finding his real balance… then he started to perform, that’s when we started to see his real potential”. pic.twitter.com/E4aIkI4oos
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2024