Mbrëmë ishte një spektakël i vërtetë në shtëpinë e Big Brother, ku banorja Vesa Vllasaliu foli për historinë që pati me futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo u ndje shumë e tradhëtuar nga ish i fejuari i saj, i cili sipas Vesës u bë bashkë me shoqen e saj të ngushtë, shkruan LIG Sport
Pasi përfundoi kjo histori, Vesa e tha një fjali shumë të fortë që e lidhë edhe me Kombëtaren e Kosovës.
“E ka tradhëtu Kosovën, e s’po më tradhëton mu”, ishin fjalët e banorës së Big Brother Kosova
Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës ka tentuar disa herë ta afrojë futbollistin e Hoffenheim, por ai si opsion të parë ka Gjermaninë.