Kombëtarja e Suedisë pësoi humbje 0:3 ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit miqësore gjatë këtij muaji.
Por, rezultati ishte në plan të dytë, pasi sonte Zlatan Ibrahimovic ishte mysafir special, shkruan LIG Sport
Ibrahimovic u pensionua nga futbolli dhe sonte pati mundësinë të përshëndetej me Kombëtaren e Suedisë.
Ai u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët dhe stafi i Kombëtares së Suedisë dhe si rrallë herë, Ibrahimovicin e tradhëtuan lotët.
❤ Zlatan Ibrahimovic was thanked by the Swedish national team this evening for the first time since his retirement 🇸🇪
📽 @SwedeStats pic.twitter.com/2NXotzKv95
— SempreMilan (@SempreMilanCom) June 8, 2024