Skuadra e Galatasarayt shënoi një fitore të madhe në javën e 35-të në Superligën e Turqisë pasi mposhti 6:1 Sivassporin.
Gol të bukur në këtë ndeshje shënoi Hakim Ziyech, shkruan LIG Sport
Mesfushori i Kombëtares së Marokos realizoi një gol fantastik nga distanca kur rezultati i takimit ishte 3:1.
Ziyech goditi topin nga një largësi e konsiderueshme dhe mposhti portierin kundërshtar.
Në këtë takim ish-lojtari i Chelseat shënoi dy gola, kurse shënimet tjera i bën: Icardi (2) dhe Mertens (2).
Kujtojmë që me këtë fitore, Galatasaray i afrohet titullit kampion, tani shkon në kuotën e 96 pikëve, shtatë më shumë se vendi i dytë, Fenerbahce (89) por që ka një ndeshje më pak.
Hakim Ziyech; çok özel bir yetenek ✨pic.twitter.com/BEYCKnqyOh
— Sporxtv (@sporxtv) May 5, 2024