Erling Haaland do të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos, teksa ai kërkon të rrisë të ardhurat e tij larg nga fusha e futbollit.
Haaland tani është një nga emrat më të njohur në futboll pasi luajti një rol të madh në fitimin e tripletës të Manchester City sezonin e kaluar, përcjell LIG Sport.
Dhe reprezentuesi norvegjez duket i gatshëm të përfitojë nga statusi i tij i superyllit.
Sipas The Sun, Haaland shpreson të shënojë inicialet e tij, EBH, me qëllim që të nisë potencialisht një linjë të re veshjesh.
Pretendohet se 23-vjeçari ka regjistruar një aplikim në vendlindjen e tij, Norvegji.
Raporti sugjeron që nëse aplikimi i tij për markë tregtare miratohet, Haaland mund të vendosë vulën e tij në një sërë veshjesh, të cilat mund të përfshijnë pizhame.