Skuadra e Sparta Prague ka shënuar fitore 4:1 ndaj Teplice në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit çek.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport
Krasniqi shënoi një gol të bukur me një aksion individual në minutat e fundit të ndeshjes.
Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar me fanellën e Sparta Prague qysh nga transferimi prej Rapid Bucurestit.
Në këtë ndeshje pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçin – kurse Indrit Tuci nuk u inkuadrua fare në lojë.
⚽️ Premiérový gól ve sparťanském dresu si užil Ermal Krasniqi, který se tak podílel na výhře 4:1 nad Teplicemi! 🤩 #chanceliga pic.twitter.com/jHNIPIFFP2
— O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) July 27, 2024