Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti po kalon një nga seonet më të mira të tij me fanellën e Atalantas.
Skuadra e Atalantas mbrëmë mposhti 4:1 Fiorentinan në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë dhe siguroi finalen e madhe, shkruan LIG Sport
Në formacionin e javës të publikuar nga Sofa Score, është edhe mbrojtësi “kuqezi”, Berat Gjimshiti.
Gjimshiti u vlerësua me notën 7.2 dhe ishte një nga më të mirët në fushë mbrëmë.
Kujtojmë që Atalanta në finalen e Coppa Italia do të luaj ndaj Juventusit, e cila eliminoi Lazion.