Skuadra e Bayer Leverkusenit mbrëmë u mposht në finalen e UEFA Europa League, duke pësuar kështu humbjen e parë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.
Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës foli pas ndeshjes dhe u shpreh shumë i zhgënjyer që skuadra e tij u mposht, shkruan LIG Sport
“Është turp që kjo ndodhi në një lojë kaq të rëndësishme si finalja. Të jem i sinqertë, nuk na interesonte më rruga si të pamposhtur. Fatkeqësisht humbëm një finale sot”, u shpreh Granit Xhaka
Kujtojmë që skuadra e Leverkusenit ka edhe një tjetër finale gjatë kësaj jave. Ata do luajnë ndaj, Kaiserslauternit në finalen e DFB Pokal.
Granit Xhaka: «Die Serie war uns von Anfang an egal» https://t.co/tIU72KSqVz
— blue Sport (@blueSport_de) May 23, 2024