Trajneri dhe analisti i njohur Ismet Munishi nuk është ndarë i kënaqur me listën e parë të selektorit të Kosovës, Franco Foda.
Sipas Munishit, Qëndrim Zyba e Muhamet Hyseni është dashur të ftohen, duke parë formë fantastike që po kalojnë te Legia e Warsawes dhe Llapi, shkruaj LIG Sport
“Selektor i ri, fore të vjetra. Nuk ka hajr me juve pasha besën. Marre të mos ftohet Zyba. Arbër Hoxha iku. Muhamet Hyseni të mos ftohet po ashtu turp”, ka shkruar Munishi.