Federata Shqiptare e Futbollit përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga fanella “kuqezi” të lojtarit, Ermir Lenjani.
Lenjani është pensionuar nga Kombëtarja e Shqipërisë pas një aventure prej 10 vjetëve, shkruan LIG Sport
“Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
35-vjeçari nga Prishtina me Shqipërinë zhvilloi 44 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Ai ishte pjesë e aventurës historike, pjesëmarrje në Euro 2016 në Paris.
Kujtojmë që Lenjani është pjesë e skuadrës së njohur nga Zvicra, Schaffhausen.