Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është futur në formacionin e javës në UEFA Europa League.
Gjimshiti dhe skuadra e tij, Atalanta u kualifikiuan në çerekfinale, pasi mbrëmë mposhtën Sportingun e Lisbonës me rezultatin 2:1, shkruan LIG Sport
Mbrojtësi “kuqezi” sipas SofaScore ishte një nga më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 7.7
Kujtojmë që sot, Atalanta e Berat Gjimshitit mëson kundërshtarin e çerekfinales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm nga UEFA, Europa League.