Mirlind Daku është protagonist absolut te skuadra e Rubin azan. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë gjurmë menjëherë në ndeshjen kundër Baltika.
Dakut i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë për të tundur rrjetën e kundërshtarëve, duke shënuar kështu një gol spektakolar. 25-vjeçari kalon kështu ekipin e tij në avantazh.
Kujtojmë se ky është goli i 4-të për sulmuesin kuqezi në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me fanelën e Rubin Kazan. Gjithashtu ka dhuruar edhe një asist.