Sulmuesi shqiptar Dardan Shabanhaxhaj është zyrtarizuar në Rusi te klubi i Rubin Kazan, aty ku i bashkohet Mirlind Dakut. 22-vjeçari ishte pjesë e Murës në Slloveni, por tashmë do të nisë një aventurë të re.
Daku e ka mirëpritur futbollistin shqiptar, duke i lëshuar atij këngë shqipe, përcjell LIG Sport.
Ai shihet duke e vozitur Shabanhaxhaj dhe duke kënduar bashkë me të – e duke folur në gjuhën shqipe.
Më poshtë keni pamjen e prezantimit të tij, mjaft interesante:
Welcome, Dardan! ❤️💚 pic.twitter.com/GHbYzF0qWr
— «Рубин» Казань (@fcrk) January 25, 2024