Myrto Uzuni ishte një nga protagonistët e e sfidës mes Granadas dhe Real Sociedad. Sulmuesi i kombëtares arriti të shënonte dopietë për skuadrën e tij.
Fatkeqësisht , golat e tij nuk mjaftuan për t’i dhënë pikë Granadas, pasi do të mposhtej 2-3 nga Sociedad në La Liga. Por pavarësisht kësaj, beratasi është zgjedhur nga “Sofascore” në formacionin e javës së La Liga.
27-vjeçari ëhstë vlerësuar gjithashtu me notën 8.1 për performancën e tij. Kujtojmë se pas dygolëshit të shënuar ndaj Real Sociedad, Uzuni ka shkuar në kuotën e 9 realizimeve në këtë sezon, ndërsa ka asistuar në një tjetër rast.