Florian Marku mbrëmë në stadiumin O2 Arena në Londër pësoi humbjen e parë në karrierë ndaj Chris Kongos.
Për këtë meç dhe për boksierin shqiptar për herë të parë ka reaguar Haxhi (Robin) Krasniqi, shkruan LIG Sport
Krasniqi ndjen keqardhje për humbjen e parë në boksin profesionist të Florian Markut.
Ai thotë se boksierin shqiptar e penalizuan goditjet mbrapa kokës dhe heqjet e pikëve që mori nga gjyqtari kryesor.
“Goditjet mbrapa kokës janë shumë të patolerueshme dhe ndëshkuese. Edhe pse në raundet e para boksoi fortë, por u ndëshkua nga goditjet mbrapa kokës”, ka shkruar Haxhi Krasniqi