Kombëtarja e Kosovës është mposhtu edhe në ndeshjen e fundit të ciklit para-kualifikues në Euro 2024.
“Dardanët” u mposhtën minimalisht 0-1 nga Bjellorusia në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan LIG Sport
Për shkak të kësaj humbje pak tifozë sa ishin në tribuna vërshëllyen futbollistët, e kjo s’i pëlqeu aspak kapitenit Fidan Aliti.
Siç shihet në videon e publikuar nga gazetari, Besian Beha, Aliti flet me tifozët dhe u thotë diçka me tonë të lartë, por vështirë ta kuptojmë saktë.
Fidan Aliti e Mergim Vojvoda kapen me disa tifoze pasi nuk iu pelqyen vershellimat.
— Besian (@BesianBeha) November 21, 2023