FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka mbetur në pozitën e njëjtë nga muaji nëntor, ashtu sikurse edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat dhe pozitat.
Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita.
Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.
Edhe Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të renditet në pozitën më të mirë në histori, duke mos ndryshuar pozicion nga ranglista e nëntorit.
Pas përditësimit të dhjetorit, Kosova e mbyll vitin 2023 zë pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë në renditje.
Ashtu sikurse Kosova, edhe kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar në pozitën e njëjtë të cilën e kishte në muajin nëntor.
Shqipëria e mbyll këtë vit të suksesshëm në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë.