Boksieri shqiptar, Florian Marku përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar një meç të madh dhe ka falënderuar të gjithë mbështetësitë e tij shqiptarë.
“I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahje. Ndeshja e radhës do jetë shumë e madhe”, ka shkruar Marku në rrjetet sociale
Ashtu siç mëson LIG Sport, Stevie McKenna është boksieri që tashmë i ka kërkuar meç zyrtarisht boksierit shqiptar, por ky i fundit nuk e ka pranuar ofertën e tij.
Dhe duket se vërtetë do të jetë një emër më i madh, ashtu siç ka paralajmëruar boksieri shqiptar.
Kujtojmë që luftën e fundit në ring, Florian Marku e zhvilloi ndaj Dylan Moran në Manchester Arena ku arriti fitore me nokaut.