Skuadra e Mainzit arriti fitore të madhe ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga.
Gol në këtë takim bëri edhe lojtari shqiptar, Barjan Gruda, shkruan LIG Sport
Gruda shënoi në minutën e 24’të për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Futbollisti shqiptar gjithashtu bëri edhe një asist te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Burkardt në minutën e 85’të.
Me këtë fitore, Mainzi siguroi mbetjen në ligë edhe për sezonin 2023/24, ndërsa Gruda ishte një nga më të mirët në fushë për ekipin “bardhëekuq”.
BRAJAN GRUDA 🇩🇪🇦🇱(2004) DRAWS LEVEL A GREAT FINISH!!!
NADIEM AMIRI WITH A GREAT ASSIST!!!
📽️ @PushGoals pic.twitter.com/PrAX0NlPKj— Football Report (@FootballReprt) May 18, 2024