Futbollisti i Istogut, Blerjon Avdimetaj është në radarin e shumë skuadrave kosovare dhe nga ato të Shqipërisë.
19-vjeçari pati një gjysmësezon fantastik me ekipin që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.
Për qendërmbrojtësin tash ka interesim edhe nga klubet shqiptare dhe ka shumë mundësi të bëjë ndonjë lëvizje të madhe gjatë kësaj merkatoje.
Avdimetaj ishte kapiten i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19, kurse tani është pjesë e U21.
Para se të transferohej në Istog, ai luajtu edhe për skuadrat si, AN Youth dhe Besa.