Një gol i jashtëzakonshëm u shënua sonte nga futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj.
Halilaj shënoi gol për ekipin e Besiktasit në ndeshjen mes Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 11-të në Superligë, shkruan LIG Sport
Halilaj në minutën e fundit shënoi një gol të jashtëzakonshëm që po diskutohet shumë në Turqi. Ajo i vjedhi topin portierës kundërshtare dhe realizoi me parabolë.
Ky gol u cilësua si i rregulltë nga gjyqtarja dhe ishte me plotë të drejt, pasi portierja në këtë rast nuk ishte duke e mbrojtur topin me dy duartë.
Halilaj’ın Fenerbahçe-Beşiktaş derbisinde attığı gol ⚽pic.twitter.com/dD8hsRXxZn
— De Marke Sports (@demarkesports) November 20, 2023