Trajneri i Malishevës, klubit nga Superliga e Kosovës, Qëndrim Kida ka dhënë një lajm të madh.
Në emisionin “Kampionët”, Kida tha se për futbollistin e tij, Drilon Hazrollaj ka oferta të “çmendura”, shkruan LIG Sport
Madje një klub ka dërguar ofertën me gati 800 mijë euro për 19-vjeçarin.
“Për Drilon Hazrollajn ka interesim nga disa klube europiane, gjasat janë të vogla që ai të shitet në ndonjë klub në rajon”
“Një klub europian ka ofruar 800 mijë euro për shërbimet e Drilon Hazrollajt”
Hazrollaj llogaritet si një prej talentëve më të mdhenj të futbollit në Kosovë dhe një transferim në Europë do të ishte i mirëseardhur.