Futbollisti i Hajduk Splitit, Leon Dajaku ka marrë një dënim interesant nga trajneri, Gennaro Gattuso.
Dajaku në ndeshjen e fundit me klubin kroat u zemërua shumë kur u zëvendësua, duke hedhur një shishe uji në ulësen e pankinës, shkruan LIG Sport
Siç ka mësuar gazeta e njohur nga Kroacia, Index.hr – Gattuso e ka dënuar futbollistin shqiptar, duke urdhëruar që të paguajë një darkë për gjithë ekipin e tij.
Kujtojmë që Leon Dajaku ishte bërë gati të largohej nga Hajduku i Splitit gjatë verës së kaluar, por klubi nuk arrti ta shiste, sepse s’kishte blerës serioz.
23-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit kroat me Hajdukun dhe ka bërë një asist.