Gazetari i sportit, Granit Tërstena në një lidhje direkte për emisionin sportiv në Ora News ka dhënë komentin e tij në lidhje me bashkëpunimin Shqipëri-Serbi.
Ai thotë se ende kosovarëve i duhet kohë për ta pranuar një bashkëpunim me shtetin që i shkaktoi plagë të mëdha gjatë luftës së kaluar, shkruan LIG Sport
Tërstena poashtu tha se kryetari i FSHF-së, Armand Duka me këtë potez po e synon që një ditë të bëhet edhe president i shtëpisë më të madhe të futbollit europian, UEFA.
Poashtu gazetari i sportit kritikoi qeverinë e Kosovës, për shkak se Shqipëria s’ka arritur të bëjë bashkëpunim me ta shkaku i stadiumeve të dobëta që gjenden në Kosovës.
”Është mësim i mirë që po na jep Shqipëria. Duhet të punojmë t’i ndërtojmë stadiumet…”
Intervista e plotë: