Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për të luajtur në Kampionatin Evropian, EURO 2024.
Shqipëria do të luajë në Europian me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në grupin e “vdekjes”.
FSHF është përkujdesur poashtu edhe për detajet jashtë fushës, pasi për ndeshjen e parë Shqipëri – Itali, ka ftuar ish legjendat e kombëtares, duke nderuar kështu të gjithë për kontributin e dhënë ndër vite.
Këtë e ka konfirmuar Debatik Curri, i cili në “Blic Interview” me Astrin Gashin ka thënë se është falënderues, pasi kombëtarja nuk i harron asnjëherë.
“Po, na ka ftu edhe në Francë, normalisht do shkojmë me datën15, në ndeshjen Itali – Shqipëri, të gjitha shpenzimet i mbulon Federata, kështu që jemi falënderues. Veç ndeshjen e parë do jemi – pasi kemi aktivitete, ata s’na harrojnë kurrë kontributin që e kemi dhënë me vite për kombëtaren shqiptare”, tha Curri.