Mbrëmë përfunduan katër ndeshjet e para çerekfinale në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s, Europa League.
Sofa Score, faqja e njohur statistikore ka publikuar formacionin e javës nga këto katër ndeshje, shkruan LIG Sport
Në këtë 11-she më të mirë janë dy lojtarë shqiptarë.
Granit Xhaka ka zënë vendin në këtë formacionin më të mirë me notën 8.6, vetëm bashkëlojtari i tij te Leverkuseni, Hofmann e ka notën më të lartë në këtë 11-she më të mirë.
Në këtë formacion është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Gjimshiti dhe skuadra e tij mposhti Liverpoolin midis “Anfield” me rezultatin 3:0 dhe mbrojtësi “kuqezi” ishte një nga më të mirët në fushë. Ai u vlerësua me notën 7.5, kurse në mbrojtje në formacionin më të mirë ka partnerë dyshen, Mancini (Roma) dhe Tah (Leverkusen).