Skuadra e Austin FC ka shënuar fitore 2:1 ndaj Los Angeles Galaxy, ndeshje e vlefshme për elitën e futbollit amerikan, MLS.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport
Uzuni shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 40’të.
Por, kjo nuk ishte e gjitha për lojtarin “kuqezi”. Në minutën e 63’të, Uzuni asistoi te goli i shënuar nga Ëolff – duke treguar se ka filluar të këndellet.
Ky ishte goli i dytë i Uzunit në MLS këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe dy asiste.