Cesena fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin e thellë 4-0 përballë Pontedera në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie C. Një ndeshje për t’u mos harruar ishte për sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi. Ky i fundit shënoi 3 nga këto 4 gola. Dhe ky “hat-trick” erdhi për vetëm 7 minuta.
Pikërisht për këtë ndeshje, në një konferencë para mediave ka folur vetë protagonisti, Cristian Shpendi.
“I vogël më ka ndodhur që të shënoj më shumë se tre gola, por kjo është hera e parë mes profesionistëve dhe që e bëj në Cesena, në stadiumin tonë, është e mrekullueshme”, tha fillimisht Shpendi.
“Na mungonin tifozët? Po, por ishin jashtë dhe dëgjoheshin. Janë gjithmonë pranë nesh. Në fund kemi shkuar të festonim jashtë me ta, këndova edhe unë.
Kisha edhe ndonjë mundësi tjetër për shënim, por le të themi se shkoi mirë edhe kështu. Cili gol më pëlqeu më shumë? Ai me kokë, pasi nuk jam një goditës i mirë me kokë dhe me trajnerin kam ushtruar shpesh këtë vit për këto lloj gjuajtjesh.
Kalova rekordin e 12 golave të Stiven? Sinqerisht, unë mundohem që të transformoj në gol sa më shumë raste që të jetë e mundur. Por pastaj po, më pëlqen që kalova Stiven (qesh). Golashënuesi më i mirë i kampionatit? Do të ishte shumë e bukur. Këto gola ia dedikoj babait dhe gjithë familjes time”, ka thënë sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21.