Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesliga këtë sezon.
Xhaka është futur në formacionin e javës së 20-të në Bundesliga, pas fitores së Bayer Leverkusen 2:0 ndaj Darmstadt, shkruan LIG Sport
Mesfushori shqiptar bëri super paraqitje dhe u vlerësua me notën 7.8.
Granit Xhaka bëri 150 prekje, 126 pasime të sakta nga 136 tentime (92% saktësi) dhe krijoi një shans për gol.