Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka përmes rrjeteve sociale ka uruar Përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.
Lojtari i klubit gjerman, Bayer Leverkusen s’e ka harruar vendlindjen e tij dhe përmes një shkrimi ka dhënë një mesazh të fuqishëm, shkruan LIG Sport
“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Le të jetë ky një vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit dhe integrimit në arenën ndërkombetare.”, ky ishte mesazhi i Granit Xhakës